Lladrovci: Nuk ka bir nane që m’qet prej PDK-së, jam rrit me PDK-në
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk kandidon i pavarur në zgjedhjet lokale dhe se është pjesë e PDK-së. Lladrovci tha se askush nuk mund ta largojë nga PDK. “Unë po thom që nuk ka bir nane që me m’qet prej PDK. Unë jam PDK, unë ia kom rrit vlerat PDK’së, jam rrit me…

Lajme
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk kandidon i pavarur në zgjedhjet lokale dhe se është pjesë e PDK-së.
Lladrovci tha se askush nuk mund ta largojë nga PDK.
“Unë po thom që nuk ka bir nane që me m’qet prej PDK. Unë jam PDK, unë ia kom rrit vlerat PDK’së, jam rrit me PDK. Ma përmenin Aleancën, qysh dikush po del kundër teje, saherë po ka zgjedhje qendrore hajde bohum bashkë, e kur ka zgjedhje lokale prenu ju mes veti se na pe qesim njanin që na ka premtu edhe do sene tjera”, tha ai për T7.