Lladrovci: Ngushëllime familjes Mulaj për humbjen e të riut nga aksidenti në Terstenik

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar për vdekjen e të riut Aldion Mulaj, nga aksidenti që ndodhur në Terstenik të Drenasit, mes një veture dhe një motoçiklete. Në një postim në Facebook, Lladrovci ka pohuar se me trishtim të thellë e ka pranuar lajmin për aksidentin tragjik. “Në këto çaste të dhimbshme,…

Lajme

17/04/2025 19:28

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar për vdekjen e të riut Aldion Mulaj, nga aksidenti që ndodhur në Terstenik të Drenasit, mes një veture dhe një motoçiklete.

Në një postim në Facebook, Lladrovci ka pohuar se me trishtim të thellë e ka pranuar lajmin për aksidentin tragjik.

“Në këto çaste të dhimbshme, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkëndjej me ju për këtë humbje të madhe. Humbja e një të riu është dhembje e rëndë jo vetëm për familjen, por për gjithë qytetarët e Komunës tonë”.

“Zoti e mëshiroftë dhe ju dhëntë forcë e durim për ta përballuar këtë pikëllim”, ka pohuar Lladrovci.