Lladrovci me fjalë të mëdha për Osmanin: I nderuar të jem pjesë e ekipit të presidentes Osmani në Zvicër
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është pjesë e ekipit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së parë shtetërore që po e realizojnë në Zvicer. Ai ka thënë se është i nderuar të jetë pjesë e ekipit të Osmanit, shkruan lajmi.net. “Protokolli zviceran ka rezervuar pritjen më të lartë shtetërore për ne,…

Lajme
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është pjesë e ekipit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së parë shtetërore që po e realizojnë në Zvicer.
Ai ka thënë se është i nderuar të jetë pjesë e ekipit të Osmanit, shkruan lajmi.net.
“Protokolli zviceran ka rezervuar pritjen më të lartë shtetërore për ne, në Pallatin rezidencial, duke qenë të nderuar nga presidentja Keller-Sutter, bashkëshorti i saj dhe stafi mikpritës. Emocionet arrijnë kulmin me rastin e ngritjes së flamurit të Kosovës dhe Zvicrës në Bernë, në prani të shumë qytetarëve dhe mërgimtarëve me veshjen kombëtare më të bukur në botë. I nderuar të jem dëshmitar i kapitullit të ri në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Zvicrës. Kurrë më e bukur Zvicra se sot. Faleminderit presidente, Osmani-Sadriu, faleminderit presidente Keller-Sutter”, ka shkruar Lladrovci në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: