Lladrovci me detaje për prishjen e marrëdhënies me Lushtakun: S’e lash me ndërtu në pronën e huj, tek Ibër-Lepenci se i dëmton disa komuna
Si shpesh herë edhe para zgjedhjeve lokale të 2025, e të cilat do të mbahen më 12 tetor situate brenda partive politike e jashtë tyre është mjaftë e zëshme. E ngjashëm situate duket të jetë edhe brenda Partisë Demokratike të Kosovës. Edhe pse parti mjaftë e vjetër në vendin tonë, PDK-ja duket se po përballet…

Lajme
Si shpesh herë edhe para zgjedhjeve lokale të 2025, e të cilat do të mbahen më 12 tetor situate brenda partive politike e jashtë tyre është mjaftë e zëshme.
E ngjashëm situate duket të jetë edhe brenda Partisë Demokratike të Kosovës.
Edhe pse parti mjaftë e vjetër në vendin tonë, PDK-ja duket se po përballet me disa “telashe” të mos-koordinimit e pajtimit të disa nga emrat më të hershëm të partisë.
Kësisoj madje hapur është deklaruar edhe kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ditë më parë ka konfirmuar kandidimin edhe për një mandat në krye të komunës.
Ai ka folur hapur për disa “telashe” që sipas tij po i shkakton Sami Lushtaku.
Ai tha se me Sami Lushtakun ishin miq të aksioneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se ishin në gjendje me e dhënë jetën njëri për tjetrin.
“Besoj se jemi në gjendje edhe sot sepse unë i kam tejkalu shumë herë dhe i kaloj shumë herë këto ndasi e këso probleme. Ne kemi pas rast kur pas zgjedhjeve jemi pajtu me ndërmjetësimin e miqve tanë më të rëndësishëm të historisë sonë. Samia nuk po mundet me dal prej inatit. Drenasin nuk mund e qeverisë dikush jashtë Drenasit”, deklaroi Lladrovci.
Sipas tij, Lushtaku ka pas pretendime dhe vazhdon me pas për me e drejtu Drenasin.
“Përderisa ai përzihet, po dëshmon se vazhdon”.
Sipas Lladrovcit qefin ia ka prish në një rast kur ai ka dasht me punu e me ndërtu në pronë që fare se ka në emër të vet, por në emër të një miku të vëllait të tij.
“Në pronën që ka thënë e kom ble 5,6,7 mijë euro. E kom ble e kom shit 50 euro. Ajo pronë është në stacion te sistemi i ujitjes së Ibër-Lepencit që e penalizon, Komunën e Drenasit, të Rahovecit, të Gjilanit, të Obiliqit dhe një pjesë të Vushtrrisë. Sepse njerëzit pas 40 vjete s’munden akoma me ndërtu në pronat e veta shkaku që është sistemi. Unë s’ia kam ndalë punën, inspektorat e kishin nal edhe u shku Samia me polic e me inspektorë ua ka sha nanë e babë qysh më kanë thënë. Qoftë rrenë, qashtu më kanë thënë, qoftë e vërtetë qeshtu po thom. Edhe më ka thirr Sami Lushtaku se du me të taku. Jam në Drenas, ku je ti jam në Prishtinë. Hajde në Emerald i thash, u ardhë me një tezak të vetun nifar bodybulduingu e jemi ulë në tavolinë. Tha më kanë ndal inspektorët e tu me punu në tokë teme. I thash Sami e para punë toka jote nuk është. Kcej ai bodybuildingu jo është… it hash shhhh. E kapi Samia përfundi tavolinës e nali. Thash ti po m’kallxon ka i kah Sami tokat, s’mundesh mem m’kallxu. Kur te qitsh tokën në emër tendin unë kërkesën ta shqyrtoj edhe prapë të them se s’mundesh me ndërtu, se s’mundem me u bë për ty nanë e për qytetarët e Drenasit njerk sepse ua kam nalë të gjithëve punë.E ai prej inati, se ai ma ngjeh budallakun tem edhe unë e ngjoh të tij, edhe trimërinë e ngjoh e ma njeh. Unë tha kom me shku me punu vetë mi grah bagerit në tokë tem e le të vinë inspektorët tu le të më nalin. Unë kesha u pshteta në karrige e thash veç qeky gjyks ka me të ndalë, e hajde ti grahi bagerit. Tre muj ditë ja kam majt në shirit a e din sikur policia që i ka i ka inspektorati, derisa e kanë bë një shkresë për me i hek maqinat e sot i ka hek. Ai e mban inatin e qesaj”,deklaroi Lladrovci, shkruan lajmi.net.
Lladrovci gjatë deklarimit në Dukagjin tha se kjo është njëra prej zanafillave.
“Mu më kanë pyet se cilin e do më shumë. Bekim Jasharin e du më shumë, një thu të Bekimit s’e japi për atë. Le t’më gjejnë veç një njeri që unë kam thënë unë jam në PDK. Edhe Nuredin Lushtakun sot e kam lut e e luti me hy në PDK. Unë jam në PDK e du me fitu, por a e don ma shumë Bekim Jasharin që i ka dhënë 20 anëtarë të familjes, a Sami Lushtakun. Bekim Jasharin e du më shumë dhe kurrë s’e kam mohu as se mohoj këtë. Më i keqi në koftë Bekimi e du sepse ka dhënë shumë”, përfundoi Lladrovci.
Deklarimi i hapur i Lladrovcit në lidhej me mos-marrëveshjet brenda PDK nisi të komentohet menjëherë./Lajmi.net/