Lladrovci: Lista “Për Drenasin Kampion”, zbaton barazinë gjinore edhe për Asamble, 50% gra e 50% burra

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka prezantuar listën e kandidatëve për Asamblenë komunale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke theksuar se ajo reflekton barazi të plotë gjinore – 50% gra dhe 50% burra. Në një postim në Facebook, Lladrovci ka theksuar se ashtu si në qeverisjen lokale aktuale, ku përfaqësimi gjinor është i…

Lajme

08/08/2025 19:09

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka prezantuar listën e kandidatëve për Asamblenë komunale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke theksuar se ajo reflekton barazi të plotë gjinore – 50% gra dhe 50% burra.

Në një postim në Facebook, Lladrovci ka theksuar se ashtu si në qeverisjen lokale aktuale, ku përfaqësimi gjinor është i balancuar, edhe lista “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” është ndërtuar mbi parimin e barazisë, raporton lajmi.net

“Përfaqësimi me më të mirët e komunës tonë në Asamble është garanci për vazhdimin e qeverisjes lokale më të mirë në nivel nacional,” ka shkruar Lladrovci.

Ai shton se me këtë përbërje, Drenasi vazhdon të jetë shembull në zbatimin e politikave për pushtetin lokal dhe barazinë gjinore.

Postimi i tij i plotë:

Lista “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, zbaton barazinë gjinore edhe për Asamble, 50% gra e 50% burra
Ashtu siç është qeverisja lokale 50% gra e 50% burra, po ashtu edhe Lista “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, për zgjedhjet e 12 Tetorit, do të jetë 50% gra e 50% burra.
Përfaqësimi me më të mirët e komunës tonë në Asamble, është garanci për vazhdimin e qeverisjes lokale më të mirë në nivel nacional.
Me kandidatet dhe kandidatët për Asamble do të shkruajmë faqe të re për zgjedhjet lokale. Drenasi mbetet shembull i zbatimit të politikave më të mira për pushtetin lokal dhe barazisë gjinore.
Lista “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, ka këtë përbërje:
Agron Bylykbashi
Alban Leku
Alban Zogu
Altina Berisha
Anjeza Kurtaj
Arben Zeka
Arbnon Istogu
Ardian Nika
Arjanit Hoti
Burbuqe Hoxha
Burim Bujupi
Djellza Rama
Donika Prenku
Edon Nishori
Ekrem Elshani
Erblinë Morina
Fitore Morina Hoxha
Gani Krasniqi
Kaltrina Qerkinaj
Labinot Halilaj
Laureta Thaqi
Minavere Murseli
Mirlinda Dvorani
Naim Gjeli
Orgesa Gashi
Qëndresa Kluna
Qëndresë Xhema
Selman Qallapeku
Valdet Curri
Vjosa Hoxha
Bashkë, vazhdojmë, +4!/Lajmi.net/