Lladrovci: Adem Jashari në luftë më quante “Vesh”

I pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka treguar se si e thërriste gjatë luftës komandanti legjendar, Adem Jashari.

Lajme

11/02/2018 22:54

Në një emision në RTV21, Lladrovci është pyetur  nëse ka pasur nofkë, sikurse kishin luftëtarë të tjerë.

“Adem Jashari më shihke e më thojke ‘Vesh’”, ka thënë Lladrovci.

Lladrovci gjithashtu ka treguar edhe arsyet se përse e thërrisnin kësisoj

“Ai më ka thënë ashtu se kur jam kanë i vogël e kam kallë 1 dhomë me benzinë, e qaty e kam djegë edhe veshin. E për atë më thirrke ‘Vesh’”, tha Lladrovci.

Lladrovci ka treguar po ashtu se nuk ka marrë pjesë në luftë dhe se ka qenë larg fronteve. Kjo sepse, sipas tij, kështu i ishte përcaktuar veprimtaria nga Komanda.