Lizarazu këshillon Comanin që të mos largohet nga Bayerni
Ish mbrojtësi i Bayern Munich dhe Francës, Bixente Lizarazu ka rekomanduar që bashkatdhetari Kingsley Coman të zgjasë kontratën me kampionët gjermanë, e cila zgjat deri në vitin 2023.
Sport
Coman, i cili shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kampionëve 2020, ende nuk ka arritur kushte të reja me skuadrën e Julian Nagelsmann.
“Unë e këshilloj Kingsley nga zemra të qëndrojë me Bayern,” tha Lizarazu për ‘Bild’. “Ai është me një klub të jashtëzakonshëm që të lejon të fitosh tituj çdo vit dhe të luash për Ligën e Kampionëve.”
“Ai jo vetëm që ka një ekip të lartë rreth tij, por një klub me reputacion, të organizuar mirë që i ofron atij gjithçka. Kur shohim se çfarë po ndodh në FC Barcelona tani, ai është me të vërtetë me fat që është në një klub si Bayern.”
“Nuk ka dyshim se ai duhet të qëndrojë dhe të formojë një epokë në Bayern, siç bëri Ribéry në të njëjtin pozicion. Kjo është një nga arsyet pse Bayern e ka bërë të qartë se ata duan të zgjasin me të. Do të ishte e drejtë dhe e rëndësishme për të dy”, ka përfunduar ish-reprezentuesi i Francës. /Lajmi.net