Liverpooli shmang turpërimin nga Lutoni në kohën shtesë, Diaz heroi

Luton Town ka shkaktuar një nga befasitë e javës së 11-të në Premierligën angleze, duke barazuar me Liverpoolin. Skuadra e inkuadruar këtë edicion në elitën e futbollit anglez dhe Liverpooli barazuan 1:1, në stadiumin “Kenilëorth Road”, shkruan lajmi.net. Heroi i nikoqirëve ishte Chong që realizoi pas një kundërsulmi në minutën e 80-të. Saktësisht, 10 minuta…

Sport

05/11/2023 19:29

Luton Town ka shkaktuar një nga befasitë e javës së 11-të në Premierligën angleze, duke barazuar me Liverpoolin.

Skuadra e inkuadruar këtë edicion në elitën e futbollit anglez dhe Liverpooli barazuan 1:1, në stadiumin “Kenilëorth Road”, shkruan lajmi.net.

Heroi i nikoqirëve ishte Chong që realizoi pas një kundërsulmi në minutën e 80-të.

Saktësisht, 10 minuta para se Chong të shënonte, Liverpooli pati rast të qind për qind me anë të sulmuesit Darwin Nunez.

Uruguaiani dështoi nga pak metra në portën e zbrazur, pasi u shërbye nga Salah.

Megjithatë, Liverpoolin nga turpërimi e shpëtoi Luis Diaz që realizoi në minutën e pestë shtesë.

Liverpooli me këtë barazim është i treti me 24 pikë, ndërsa Luton ngritet në pozitën e 17-të me gjashtë pikë./Lajmi.net/