Liverpooli po kompleton transferimin e parë për sezonin e ri

Liverpool është shumë afër për të kompletuar transferimin e parë për sezonin e ri, sipas ekspertit Fabrizio Romano.

Sport

24/04/2021 09:20

Gazetari italian raporton se Ibrahima Konate do të jetë transferimi i parë për sezonin e ri, përcjell lajmi.net.

The Reds kanë pasur probleme të shumta këtë sezon sa i përket lëndimeve dhe tani duket se janë të gatshëm të investojnë në klub.

Mbrojtësi i Rasenball Sport Leipzig, Ibrahima Konate, raportohet se do të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare, ndërsa transferimi i tij do të kushtojë plotë 35 milionë euro.

Pandemia COVID-19 ka ndikuar shumë në botën e futbollit dhe pritet të ketë ndikim të madh në uljen e çmimit të disa lojtarëve nëpër botë.

Romano bën të ditur se Liverpooli ka aktivizuar klauzolën e Konate dhe RB Leipzig nuk mund të ndalë largimin e tij./Lajmi.net/