Liverpooli planifikon t’ia vazhdojë kontratën Milnerit
Liverpooli është në bisedime për t’ia vazhduar kontratën James Milnerit.

Sport
Futbollisti, në bazë të kontratës aktuale, do të jetë i lirë gjatë kësaj vere, bashëpunimi formal përfundon, transmeton lajmi.net.
Gjithsesi, “Të Kuqtë” duket se nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga lojtari dhe planifikojnë t’i ofrojnë një marrëvëeshje të re.
Sipas GOAL, ish-kampionët e Anglisë i kanë ofruar kontratë njëvjeçare dhe është në dorën e lojtarit që ta pranojë ose refuzojë. /Lajmi.net/