Liverpool vendos rekord në Premier League – posedoi topin në 85% të kohës në ndeshjen ndaj Everton

Liverpool ishin superiorë, ose Everton ishin ‘anti-futbolli’ në formë skuadre sonte në derbin e qytetit të Liverpulit.

Sport

24/04/2022 20:02

‘Reds’ morën një fitore 2:0 me golat e Robertson dhe Origi, për të vazhduar luftën e tyre për titullin e kampionit në Premier League, ku janë me vetëm një pikë prapa Manchester City.

Skuadra e Jurgen Klopp vendosi një rekord të ri në Premier League, në përballje me Evertonin e Lampard, përcjell lajmi.net.

‘Reds’ mbajtën topin në posedim për 85% të kohës. Një gjë e tillë s’kishte ndodhur më parë (numëruar minutat në total të lojës).

Skuadra e Everton përkundër se u mbrojt me gjithë skuadrën, nuk arriti t’i bënte ballë sulmeve të Liverpool. /Lajmi.net/