Liverpool synon transferimin e Frenkie de Jong

Frenkie de Jong duket se do të marrë përsëri vëmendjen, përsëri me emrin e tij që do të lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona. Mesfushori holandez, Frenkie de Jong mori vëmendje të madhe verën e fundit, me skuadrat e Premier League, saktësisht Man United, që donin shërbimet e tij. Raportimet e fundit nga…

Sport

18/10/2022 09:33

Frenkie de Jong duket se do të marrë përsëri vëmendjen, përsëri me emrin e tij që do të lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona.

Mesfushori holandez, Frenkie de Jong mori vëmendje të madhe verën e fundit, me skuadrat e Premier League, saktësisht Man United, që donin shërbimet e tij.

Raportimet e fundit nga ‘Sky Sports’ thonë se edhe Liverpool do të vihen në garë për lojtarin, përcjell lajmi.net.

Frenkie s’ishte në planet e Xavi Hernandez në fillim të sezonit, por tani ka filluar të rifitojë pozitën e tij.

Gjasat janë të mëdha që lojtari të kërkojë përsëri qëndrimin në ‘Camp Nou’, përkundër interesimit të madh për të.

Liverpool në anën tjetër do të bëjnë çmos për të transferuar lojtarin, pasi kanë probleme të mëdha në mesfushë. /Lajmi.net/