“Liverpool skuadra më e mirë në Premierligë, por De Bruyne lojtari më i mirë”

Derisa Liverpool ka qenë skuadra më e mirë në Premierligë këtë sezon, për trajnerin e Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez, lojtari më i mirë është Kevin de Bruyne i Manchester City.

Sport

07/07/2020 18:01

De Bruyne ka qenë lojtari më i dalluar te Manchester City këtë sezon, të cilët nuk patën paraqitjet e dëshiruara, duke mbetur shumë pikë larg Liverpoolit në garën për titull.

Belgu De Bruyne ka qenë pjesë e Premierligës edhe në të kaluarën, kur ishte pjesë e Chelsea, për t’u transferuar pastaj te Wolfsburg në Bundesligë.

Që nga kthimi në futbollin anglez në vitin 2015, lojtari ka qenë një model i qëndrueshmërisë.

“Natyrisht që unë i shikoj të gjitha ndeshjet e Kevin”, ka deklaruar Martinez, përcjell lajmi.net.

“Ditën tjetër po shikoja ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit dhe për mua ishte shumë e qartë”.

“Liverpool ka qenë skuadra më e mirë këtë sezon dhe fitues të denjë dhe kampion, dhe pastaj ju lehtësisht mund të thuani se Kevin ka qenë lojtari më i mirë në ligë”./Lajmi.net/