Liverpool shumë pranë transferimit të parë këtë verë

Kostas Tsimikas do të bëhet nënshkrimi i parë i verës te Liverpool, me mbrojtësin e Olympiacos i cili do finalizojë transferimin prej 11.5 milionë funte në 'Anfield'.

Sport

09/08/2020 17:40

Tsimikas do transferohet si zëvendëson si Andy Robertson në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ai pritet që gjatë javës së ardhshme t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas të zyrtarizohet, konfirmon Goal, transmeton lajmi.net.

Pasi dështuan të arrinin marrëveshje me mbrojtësin e Norwich, Jamal Lewis, Reds u fokusuan në një tjetër objektivë.

Tsimikas u paraqit 46 herë për Olympiacos këtë edicion, duke shënuar shtatë gola. /Lajmi.net/