Liverpool rivalizon Man Unitedin për Antony

Antony vazhdon të jetë dëshira e madhe e skuadrave të mëdha evropiane.

Sport

19/07/2022 09:57

Anësori brazilian i skuadrës së Ajax Amsterdam ka marrë vëmendjen e disa skuadrave, por dyshja e Premier League, Man United dhe Liverpool janë ato që së fundmi janë më aktive.

Raportime nga mediat britanike bëjnë të ditur se Liverpool së fundmi kanë kontaktuar krerët e Ajax për të pyetur rreth situatës së brazilianit, përcjell lajmi.net.

Çmimi që Ajax i ka caktuar Antony (59 milionë funte) duket të jetë një bllokadë e madhe për ‘Reds’.

Në anën tjetër, Erik ten Hag, është shumë i interesuar ta marrë lojtarin në ‘Old Trafford’, te skuadra e Manchester United. /Lajmi.net/