Liverpool prin garën për Tchouameni

Liverpool janë të vendosur të transferojnë një mesfushor gjatë merkatos së verës.

Sport

08/05/2022 18:17

Aurelien Tchouameni vazhdon të jetë një nga lojtarët më të përmendur para merkatos së verës.

Paraqitjet e mira të francezit kanë bërë që shumë skuadra të vihen pas kartonit të tij.

Sipas ‘Telefoot’, Liverpool po prin garën për nënshkrimin e lojtarit, përcjell lajmi.net.

22 vjeçari ka qenë i lidhur edhe me Real Madrid, por ‘Reds’ po bëjnë më shumë në negociatat me klubin nga Ligue 1.

Tchouameni ka shënuar tri gola dhe një asistim në 33 paraqitje me Monaco këtë sezon në Ligue 1. /Lajmi.net/