Liverpool pret që Bayerni të ofrojë më shumë se 40 milionë euro për Mane

Liverpooli pret që Bayern Munich të ofrojë më shumë se 40 milionë euro për sulmuesin Sadio Mane.

Sport

10/06/2022 11:14

Siç dihet, Mane është deklaruar se dëshiron të largohet nga “Të Kuqtë” këtë merkato verore dhe ofertat për të nuk kanë munguar.

Janë pikërisht bavarezët ata që janë më të zëshëm për ta transferuar lojtarin, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, kjo nuk pritet të ndodhë për një shumë më të vogël se 40 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse kampionët gjermanë do ta përmbushin këtë kërkesë të Liverpoolit. /Lajmi.net/