Liverpool pa Suarezin (Foto)

Liverpool ka prezantuar fanellat e reja por Luis Suarez nuk ishte një prej atyre futbollistëve që u fotografuan me uniformat e reja. Një tjetër sinjal se do të largohet nga klubi.

Sport

07/07/2014 23:06

Liverpool ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ri, por Luis Suarez nuk ishte në mesin e futbollustëve që u fotografuan me to.

Golgeteri uruguaian është pranë transferimit në Barcelonë, pasi klubet tashmë kanë filluar bisedimet për kalimin e tij nga Anfield në Camp Nou.

Kurse, në prezantimin e fanellave të reja të Reds për sezonin e ri, për fotografi u paraqitën kapiteni Steven Gerrard, Coutinho dhe Raheem Sterling.

Suarez është i dënuar për katër muaj nga angazhimi në çfarëdo aktiviteti të futbollit, pasi u shpall fajtor nga FIFA për kafshimin e mbrojtësit italian Giorgio Chiellini në ballafaqimin e vlefshëm për Grupin D të Kampionatit botëror.

Por, ai ka të drejtë t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe të kompletojë transferimin në Barcelonë.