Liverpool meriton Championsin

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez nuk dyshon se ekipi është duke luajtur në nivel që e meriton Ligën e Kampionëve. Skuadra e menaxherit Brendan Rodgers u rikthye në katërshen e kreut të Premierligës, ku kaluan pjesën më të gjatë të stinorit të deritashëm, pas fitores 5:3 në udhëtim te Stoke City. Dhe, Suarez – i…

Sport

14/01/2014 18:20

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez nuk dyshon se ekipi është duke luajtur në nivel që e meriton Ligën e Kampionëve.

Skuadra e menaxherit Brendan Rodgers u rikthye në katërshen e kreut të Premierligës, ku kaluan pjesën më të gjatë të stinorit të deritashëm, pas fitores 5:3 në udhëtim te Stoke City.

Dhe, Suarez – i cili shënoi dy herë në Britannia Stadium – beson se gjithçka është në vendin e duhur në mënyrë që Liverpool të qëndrojë në pjesën e epërme të tabelës duke siguruar rikthimin në Ligën e Kampionëve ku nuk është paraqitur nga viti 2009.

Verën e shkuar, Suarez theksoi se kontrata e tij me klubin nga Anfield Road përfshinte një dëmshpërblim që i mundësonte atij të largohet nga klubi nëse dyshtohen të kualifikohen për në garën elite të klubeve kontinentale.

“Ne e dimë se në dy vitet e fundit nuk kemi dëshmuar se Liverpool mund të luajë në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Suarez për uebfaqen zyrtare të Liverpoolit.

“Tani jemi duke luajtur shumë mirë dhe kemi nivelin e duhur për të siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve. Kemi futbollistë shumë të mirë dhe nëse vazhdojmë të luajmë kështu, mund t’ia dalim”, u shpreh ai.

Me dy golat në fitoren tek Stoke City, Suarez u ngjit në kuotën e 22 golave këtë edicion, të realizuar në vetëm 16 ndeshje në Premierligë.