Liverpool me mund triumfon ndaj West Ham – vazhdon ndjekjen e Man Cityt

Liverpool ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi në sfidën e vështirë ndaj West Ham.

Sport

05/03/2022 20:24

“Reds” triumfuan me rezultat minimal 1:0, sfidë e vlefshme për xhiron e 28-të në Premierligë.

Ndeshja ishte shumë e baraspeshuar, me dy skuadrat që zhvilluan lojë shumë të bukur.

Sadio Mane realizoi golin e vetëm në këtë sfidë, duke shënuar me kokë pas një harkimi të shkëlqyeshëm të Alexander-Arnold (27′).

West Ham kishte disa super raste përmes Antonios, që dy herë dështoi të shënonte në përballjet një kundër një ndaj Alisson.

Kësisoj, Liverpool vazhdon ndjekjen e Manchester Cityt, duke u renditur në pozitën e dytë me 63 pikë, tre më pak se “Qytetarët”, derisa West Ham renditët në pozitën e pestë me 45 sosh./Lajmi.net