Liverpool – Manchester City, derbi i fundjavës në FA Cup
Liverpool dhe Manchester City do t’i masin forcat përsëri me njëra-tjetrën, kësaj herë në kuadër të FA Cup.

Sport
Të dyja skuadrat, që luftën janë duke e vazhduar edhe në Premier League, atu ku i ndan vetëm një pikë, do të përballen në gjysmëfinalen e kompeticionit më të vjetër anglez.
Ndeshja e fundit në mes të tyre përfundoi baras, 2-2, me të dyja skuadrat që dhuruan spektakël në fushën e blertë, shkruan lajmi.net.
Në pesë ndeshjet e fundit me njëra-tjetrën, dy herë ka triumfuar skuadra e Pep Guardiolas (4-0, 1-4), ndërsa tri herë të tjera janë ndarë në barazim (2-2, 2-2, 1-1).
Mbetet të shihet nëse Jurgen Klopp do ta ndërpresë këta ecuri pa fitore ndaj homologut të tij spanjoll.
Ndeshja fillon në orën 16:30 dhe luhet në “Wembley”. /Lajmi.net/