Liverpool, Man City dhe Man Utd rivalizojnë Realin për Tchouameni

Liverpool, Manchester City dhe Manchester United janë duke rivalizuar Real Madridin për transferimin e mesfushorit të Monacos, Aurelien Tchouameni gjatë afatit veror.

Sport

18/03/2022 20:40

22-vjeçari ka impresionuar në Ligue 1 këtë edicion, duke bërë 41 paraqitje në të gjitha garat, kontribuar me tre gola dhe dy asistime në proces, transmeton lajmi.net.

Mesfushori ka edhe dy vite të mbetura në kontratë me Monacon, por klubi francez do ta këtë të vështirë ta mbajë në skuadër.

Chelsea është një admirues që një kohë të gjatë, por problemet jashtë fushës kanë bërë që të mos jenë më në garë.

Real Madrid vazhdon të interesohet për francezin, por sipas “Marca”, mesfushori do preferonte kalimin në Premierligë.

Raporti shton se Liverpool, Man City dhe Man Utd janë në kontakt me agjentin e lojtarit dhe i kanë treguar që e duan Tchouamenin gjatë verës së ardhshme.

Tchouameni ka shënuar gjashtë herë dhe regjistruar gjashtë asistime në 86 paraqitje për Monacon që prej kalimit nga Bordeaux në janarin e 2020./Lajmi.net/