Liverpool kërkon ‘hakmarrjen’, Real Madrid ‘historinë’

Sot janë mësuar çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku një nga ndeshjet më interesante do të jetë ajo mes Liverpool dhe Real Madrid.

Sport

19/03/2021 12:41

Liga e Kampionëve është gara më e madhe në futbollin për klube dhe një gjë të tillë e shohim vit pas viti, shkruan lajmi.net.

Ndër vite kemi parë përballje të ndryshme dhe shumë interesante në Ligën e Kampionëve, dhe një gjë e tillë do të ndodhë edhe këtë vit.

Çerekfinalet e këtij sezoni do të sjellin ndeshje të zjarrta, të cilave më së shumti do t’iu gëzohen tifozët e futbollit.

Liverpool dhe Real Madrid është takim me shumë histori në vete, duke filluar qysh nga viti 1981, kur The Reds fituan 1-0 ndaj Real Madrid në takimin e tyre të parë në histori.

Më pas, Liverpool tregoi veten edhe disa herë të tjera duke arritur ta mposhtë Real Madridin në Ligën e Kampionëve dy herë të tjera.

Champions League final: Previous Real Madrid v Liverpool meetings ahead of  Kiev clash

Në tetorin e 2014-tës, Real Madrid do të fitonte për herë të parë ndaj Liverpoolit një ndeshje, pikërisht në Ligën e Kampionëve me rezultat të thellë 3-0 në Anfield, për të vazhduar përsëri me një fitore tjetër 1-0 në Spanjë.

Ndeshja që mbahet mend më së shumti mes këtyre dy klubeve është finalja e 2018-tës e Ligës së Kampionëve, kur Real Madrid mposhti 3-1 Liverpoolin.

Mohamed Salah dhe Sergio Ramos ishte dueli më interesant që është parë ndonjëherë në histori të kësaj gare.

Ky duel në fund përfundoi me lëndim të egjiptianit nga kapiteni i Real Madrid.

Tani, Jurgen Klopp në krye me Salah do të luftojnë për t’u hakmarrur ngaj Los Blancos, ndërsa Zinedine Zidane, ndoshta në sezonin më të dobët ndonjëherë, do kërkojnë të rishkruajnë historinë e tyre personale për të fituar kështu 14 trofe të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave do të luhet më 6 prill në Alfredi di Stefano, ndërsa pas një jave (13 prill) ndeshja e kthimit zhvillohet në Anfield./Lajmi.net/