Liverpool ka gati goditjen e radhës, përgatit 70 milionë euro për Raphinha

Liverpool do ta rivalizojë Barcelonën në garë për Raphinha.

Sport

15/06/2022 14:40

‘Reds’ kanë kompletuar dje transferimin e Darwin Nunez për rreth 100 milionë euro dhe tashmë kanë nisur planet për lëvizjen e radhës.

Në shënjestër është tashmë anësori brazilian i Leeds United, Raphinha.

‘Dailymail’ ën të ditur se Liverpool kanë përgatitur 70 milionë euro për kartonin e lojtarit, përcjell lajmi.net.

Skuadra e Klopp është e vendosur të përmirësohet në repartin ofensiv të skuadrës. Kontrata e brazilianit me skuadrën e Leeds është e vlefshme edhe për dy vite të tjera dhe kjo mund të hap telashe.

Barcelona po ashtu është duke bërë lëvizjet e saja në drejtim të lojtarit. Ky i fundit më parë ka shprehur dëshirën t’i bashkohet Barcës. /Lajmi.net/