Liverpool gjen përforcimin
Liverpool është i gatshëm të paguajë 20 milionë funte për transferimin e yllit të Dnipros, Yevhen Konoplyanka, derisa menaxheri Brendan Rodgers synon të përforcojë shpresat e ekipit për kualifikim në Ligën e Kampionëve, raporton Sports Mail. Pasi dështoi me angazhimin e Mohamed Salah i cili kaloi tek Chelsea, Liverpool ka kthyer vëmendjen tek reprezentuesi ukrainas,…
Sport
Liverpool është i gatshëm të paguajë 20 milionë funte për transferimin e yllit të Dnipros, Yevhen Konoplyanka, derisa menaxheri Brendan Rodgers synon të përforcojë shpresat e ekipit për kualifikim në Ligën e Kampionëve, raporton Sports Mail.
Pasi dështoi me angazhimin e Mohamed Salah i cili kaloi tek Chelsea, Liverpool ka kthyer vëmendjen tek reprezentuesi ukrainas, i cili ka ndërtua një reputacion mbresëlënës në Dnipro.
Konoplyanka, i cili u paraqit në të dyja ndeshjet kualifikuese për Kampionatin botëror mes Ukrainës dhe Anglisë dhe shënoi gol në barazimin 1:1 në Wembley në shtator 2012, vlerësohet nga Rodgers, i cili kërkon transferimin e tij brenda 48 orëve të ardhshme.
“Shpresoj të bëjmë diqka në këto ditët e fundit të afatit kalimtar”, deklaroi shkurt Rodgers pas fitores 4:0 ndaj Evertonit të martën.