Liverpool – Chelsea, notat e lojtarëve

Liverpool është fitues i Superkupës së Evropës për sezonin 2018/2019.

Sport

15/08/2019 08:02

Skuadra nga ‘Anfield Road’ ka mposhtur Chelsean në finalen e Stambollit pas ekzekutimit të penalltive, me rezultat 5:4.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 1:1, ndërsa në vazhdime të dy skuadrat shënuan nga një gol, për 2:2.

Pas ekzekutimit të penalltive, Liverpool ishte skuadër më e saktë, duke shënuar pesë herë, kundër Chelsea që shënoi vetëm katër herë.

Lojtari më i mirë i ndeshjes, ka qenë Sadio Mane, që është vlerësuar me notë 8.9.

Ndërsa paraqitjen më të dobët, e ka pasur Mateo Kovacic./Lajmi.net/