Liverpool, Chelsea e City pas Kvaratskhelia – kartoni i gjeorgjianit kushton 100 milionë euro

Liverpool, Chelsea dhe Manchester City janë të interesuara për yllin në rritje të Napolit, Khvicha Kvaratskhelia. Kvaratskhelia ka shfrytëzuar për mrekulli besimin e Luciano Spalletti dhe ka fituar simpatinë e shumë skuadrave por edhe të tifozëve të futbollit. Gjerogjiani shkëlqeu me paraqitjet e tij në Serie A dhe Champions League, duke bërë që tani tre…

Sport

03/11/2022 13:55

Liverpool, Chelsea dhe Manchester City janë të interesuara për yllin në rritje të Napolit, Khvicha Kvaratskhelia.

Kvaratskhelia ka shfrytëzuar për mrekulli besimin e Luciano Spalletti dhe ka fituar simpatinë e shumë skuadrave por edhe të tifozëve të futbollit.

Gjerogjiani shkëlqeu me paraqitjet e tij në Serie A dhe Champions League, duke bërë që tani tre gjigantët e Anglisë të jenë pas tij.

Agjenti i Kvaratskhelia, Christian Emile ka thënë se 21-vjeçari vlerësohet me 100 milionë euro nga Napoli, përcjell lajmi.net.

“E dini çfarë është çmenduri? Fakti që ai ka bërë këtë që po bën edhe në Rusi dhe Evropë gjatë viteve të fundit”, ka thënë Emile në kanalin e Fabrizio Romano në YouTube.

“Ka ardhur te Napoli, ka qenë brilant dhe njerëzit po flasin për 100 milionë euro. Për mua, nëse ai vazhdon me këto paraqitje deri në fund të sezonit, sepse ka zero gjasa që të largohet në janar… ai sigurisht do ta arrijë 100 milionëshin”, shtoi tutje agjenti i lojtarit.

Kvaratskhelia ka shënuar tetë gola dhe ka regjistruar 10 asiste në 17 paraqitje me Napolin këtë sezon. /Lajmi.net/