Liverpool blen Morenon

Pas mesfushorit Emre Can, Liverpool ka arritur marrëveshje edhe për transferimin e mbrojtësit të shumëkërkuar të Sevillas, Alberto Moreno, ka njoftuar e përditshmja spanjolle El Confidencial.

Sport

06/06/2014 00:06

Liverpool ka arritur marrëveshje për mbrojtësin e Sevillas, Alberto Moreno.

E përditshmja spanjolle El Confidencial ka njoftuar se Reds kanë pranuar të paguajnë 18 milionë euro tek klubi nga La Liga dhe kanë arritur marrëveshje pesëvjeçare me Morenon.

Mbrojtësi i majtë nuk është përfshirë në ekipin përfundimtar të Spanjës për Kampionatin botëror që fillon të enjten e ardhshme në Brazil dhe është i lirë të udhëtojë drejt Merseyside për të kompletuar testet mjekësore, që pritet të zhvillohen javën e ardhshme.

E enjtja ka qenë ditë e zënë për menaxherin e Liverpoolit, Brendan Rodgers në afatin kalimtar pasi më herët ai siguroi marrëveshjen për transferimin e mesfushorit Emre Can nga Bayer Leverkusen.

Can i bashkohet sulmuesit Rickie Lambert si përforcimet e konfirmuara të Liverpoolit gjatë kësaj vere, pasi reprezentuesi anglez kompletoi kalimin e tij nga Southampton të hënën.