Liverpool arrin marrëveshje për rinovim të kontratës së Salah

Liverpooli ka arritur marrëveshje me Mohammed Salah për rinovimin e kontratës së këtij të të fundit.

Sport

14/04/2022 14:32

Në bazë të asaj që raporton Football Insider, egjiptiani do të paguhet hiç më pak se 400 mijë euro në javë.

Ende nuk dihet për detajet e tjera të kësaj marrëveshjeje, por raportohet për një dakordim në parim në mes të palëve, shkruan lajmi.net.

Salah vazhdon të jetë një ndër lojtarët kyç të skuadrës së Liverpool që prej transferimit të tij nga Roma për shifrën e 36.9 milionë funteve.

Gjatë këtij sezoni ai shënoi 20 gola dhe 11 asiste në 29 ndeshje në kuadër të Premier Leagues. /Lajmi.net/