Real Madrid kundër Man Cityt, Bayern Munich me Atletico Madridin (VIDEO)

UEFA është e gatshme për tërheqjen e shortit të dy ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Sport

15/04/2016 11:36

Real Madrid, Bayern Munich, Atletico Madrid dhe Manchester City janë në short të gjysmëfinales për Ligën e Kampionëve.

UEFA ka filluar ceremoninë e shortit të cilën “Lajmi.net” ua sjell direkt, duke e rifreskuar faqen me “F5”.

Kurse, UEFA ka caktuar datat e ndeshjeve gjysmëfinale.

Ndeshjet e parë gjysmëfinale do të zhvillohen më 26/27 prill, kurse ato të kthimit më 3-4 maj.

Finalja e madhe në San Siro të Milanos është më 28 maj, e shtunë.

Gjysmëfinalja: 

Man City – Real Madrid

Atletico Madrid – Bayern Munich