Lituani-Kosovë, formacionet zyrtare

Janë publikuar tashmë edhe formacionet të ballafaqimit ndërmjet Lituanisë dhe Kosovës, sfidë e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve ku do të ballafaqohet me Lituaninë në udhëtim. “Dardanët” vijnë në këtë sfidë pas fitores ndaj Qipros dhe synojnë tri pikë…

Lajme

12/10/2024 14:35

Janë publikuar tashmë edhe formacionet të ballafaqimit ndërmjet Lituanisë dhe Kosovës, sfidë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë sot ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve ku do të ballafaqohet me Lituaninë në udhëtim.

“Dardanët” vijnë në këtë sfidë pas fitores ndaj Qipros dhe synojnë tri pikë të reja për ta ruajtur hapin me Rumaninë që është lidere e këtij grupi, raporton KosovaPress.

Rivali i sotëm e Kosovës nuk ka asnjë pikë të fituar në këtë kampanjë duke u renditur e fundit në këtë grup ku bëjnë pjesë edhe Qipro dhe Rumania.

Ndeshja Lituani-Kosovë zhvillohet në stadiumin “Gireno”, me fillim nga ora 15:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Lituania: Gertmonas; Sirvys, Lekiatas, Girdvainis, Tutyskinas; Vorobjovas, Matulevicius; Dolznikov, Slivka, Cernych; Kucys

Kosova: Saipi, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Rrudhani, Regjbeçaj, Berisha, Rashica, Muslija, Zhegrova, Rrahmani.