Listat e kandidatëve për deputetë mbushen me artistë, këngëtarë e pjesëmarrës të “BigBrotherVIP”
Në listat e kandidatëve për deputetë nga partitë politike në vend, ka laramani emrash. Në këto lista këtë herë pati emra nga politikanët e vjetër, nga të rinjtë të cilët drejtojnë drejtori komunale, punojnë nëpër ministri apo organizata. Por këtë vit hapësirë të madhe iu dha edhe fytyrave publike si nga “BigBrother”, e nga muzika…
Lajme
Në listat e kandidatëve për deputetë nga partitë politike në vend, ka laramani emrash.
Në këto lista këtë herë pati emra nga politikanët e vjetër, nga të rinjtë të cilët drejtojnë drejtori komunale, punojnë nëpër ministri apo organizata.
Por këtë vit hapësirë të madhe iu dha edhe fytyrave publike si nga “BigBrother”, e nga muzika e arti.
Në listën e LDK-së këtë herë habi të madhe solli emri i Lumbardh Salihut, i cili më parë nuk njihej ndërsa nga Big Brother VIP Kosova ai u njoh si emër.
E padyshim se risi mbrëmë ishte edhe emri i këngëtares Edona Llalloshi. Por listës së Vetëvendosjes duket se iu bashkuan edhe dy artistë të tjerë, deputetja e tanishme Adriana Matoshi dhe këngëtari nga Gjilani, Burim Demiri.
Kurse s ai përket PDK-së, aty janë tre ish artista.
Duke nisur nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, duke u pasur më pas nga Genc Prelvukaj nga grupi “Etnon”, si dhe deputetja e legjislaturës aktive, Eliza Hoxha e cila me profesion ishte këngëtare dhe arkitekte.
E tek lista e Familjes është edhe një futbollist i njohur, Mërgim Mavraj.
Siç duket kryetarët e subjekteve politike në vend këtë herë patën mjaftë shumë interes që në këto lista të përfshihen edhe artistët, të cilët janë të kërkuar nga publiku./Lajmi.net/