Lista Serbe: Sjelljet e Vetëvendosjes janë shoviniste

Lista Serbe ka reaguar sot me anë të një komunikate në lidhje me deklaratën e anëtarit të Lëvizjes “Vetëvendosje” Erzen Vraniqi i cili dje këtë grupacion politik serb e ka quajtur “krijesë fashiste”.

Lajme

07/03/2015 16:59

Sipas Listës Serbe pikërisht sjelljet e “Vetëvendosjes” janë shoviniste dhe frikësuese për serbët në Kosovë.

“Organizatat siç është ‘Vetëvendosja’ fuqinë e vet e humbë në shkatërrime dhe i vetmi interes i tyre është lufta kundër çfarëdo sistemi rregullues, për çka para do kohësh kanw mundur të vërtetohen qytetarët e shumë qyteteve në Kosove. Qasja e vetme e saj është paturpësia e deklaratave populliste dhe keqpërdorimi i problemeve tw grumbulluara ekonomike që shfaqin pakënaqësinë e qytetarëve”, thuhet në reagim.

“Kur është fjala për akuzat e Vraniqit se Lista nuk posedon kurrfarë respekti për qytetaret shqiptarë, Lista Serbe dëshiron të përkujtojë se nuk janë anëtarwt e organizatës së tyre ata që sistematikisht rrënojnë përmendoret e fqinjëve të tyre dhe nuk gjuajnë me gur njerëzit të cilët shkojnë të vajtojnë të afërmit e tyre të vdekur”.

“Çfarë pozite do tw kishin serbët nëse fjalën vendimtare në jetën politike do ta kishte Lëvizja ‘Vetëvendosje’, për fat të mire kurrë nuk do ta kuptojmë , sepse besojmë që shumica e bashkëqytetarëve tanë shqiptarë dëshiron të jetojë në shoqërinë në të cilën turma nuk sulmon institucionet e veta dhe nuk sulmon gazetarë apo autobusë”, thuhet në reagim.

Lista Serbe fton Vetëvendosjen  të pushojë me gjuhën e urrejtjes dhe veprimet ekstremiste të cilat destabilizojnë politikisht Kosovën sepse nga këto nuk mund të kenë leverdi as shqiptarët as serbët.