Lista Serbe shpall fitoren e Goran Rakic

Sipas Listës Serbe, Kandidati i saj Goran Rakic është Kryetari i Mitrovicës së Veriut. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në këtë Komunë, siç raportohet, Rakic mori 2707 vota.

Lajme

23/02/2014 20:54

Lista Serbe ka shpallur fitore të Kandidatit të tyre, Goran Rakic, në zgjedhjet e Mitrovicës së Veriut.

Sipas tyre, Rakic ka fituar me 2707 vota. Ai thuhet se ka marrë 271 vota më shumë se të gjithë kundërkandidatët tjerë së bashku.

Siç raportojnë mediat serbe, kandidatët tjerë i kanë marrë së bashku 2436 vota, mirëpo në këtë numër nuk janë përfshirë edhe 651 vota me kusht.

Kandidati Rakic ka thënë se detyra e parë e tij do të jetë që kontribuojë që Oliver Ivanovic dhe të gjithë të paraburgosurit e tjerë të mbrohen në liri.

“Të gjitha vendvotimet janë mbyllur me kohë, nuk ka pasur asnjë parregullsi. Dita e zgjedhjeve ka kaluar në rregull, qytetarët kanë përcjellë zgjedhjet në mënyrën e duhur”, ka thënë Zëdhënësi i Listës Serbe, Aleksandar Spiric.