Lista Serbe nuk heq dorë nga Smiqi – Basha urdhëron përgatitjen e procesit me short

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, njoftoi se si pasojë e moszgjedhjes së kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar, tash Kuvendi po përgatitet për procesin me short. Pika shtatë e rregullores së Kuvendit, përcakton se në rast të mospropozimit të kandidatëve sipas paragrafit 6, propozimi i kandidatëve bëhet me short, në prani të deputetëve të komuniteteve…

Lajme

26/08/2025 15:30

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, njoftoi se si pasojë e moszgjedhjes së kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar, tash Kuvendi po përgatitet për procesin me short.

Pika shtatë e rregullores së Kuvendit, përcakton se në rast të mospropozimit të kandidatëve sipas paragrafit 6, propozimi i kandidatëve bëhet me short, në prani të deputetëve të komuniteteve përkatëse.

“Në gjykimin tim, kandidati është ezauruar, Lista Serbë po refuzon të propozojë kandidat tjetër, prandaj vazhdojmë me paragrafin 7 të rregullores së Kuvendit, ku thotë se në rast të mospropozimit, propozimi i kandidati bëhet me short. Ftoj administratën ta përgatit tavolinën dhe të gjitha materialet për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.”

Ky subjekt politik ka insistuar në emrin e Sllavko Simiqit, që nuk i mori votat e nevojshme.