Lista Serbe anon nga Isa Mustafa për kryeparlamentar

Lideri i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq ka thënë se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese PDK e ka marrë të drejtën për të nominuar kandidatin për Kryeparlamentar. Por, sipas tij,vetëm Isa Mustafa është ai që mund ta sigurojë shumicën, duke shtuar se Lista Srpska do ta mbështesë kandidatin që e siguron shumicën.

Lajme

27/08/2014 18:57

Ai ka shprehur vlerësimin se nuk do të ketë zgjedhje të reja.

“Nëse kandidati nuk do ta ketë shumicën e votave të deputetëve, Kuvendi, sipas interpretimit tim të asaj që ka shkruar Gjykata Kushtetuese, ka të drejtë dhe obligim që ta gjejë kryetarin e Kuvendit”, ka thënë ai.

Sipas tij, është pak e mundshme që ndonjë nga partitë e bllokut ta mbështesë kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës.

“LDK, AAK dhe NISMA në asnjë rast nuk do ta mbështesë kandidatin e PDK së Hashim Thaçit për kryetar të Kuvendit. Ne jemi të përcaktuar qartë që ta mbështesim atë kandidat që e ka shumicën e votave”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se aktualisht shumicën mund ta sigurojë Isa Mustafa.

“Nëse numrat e njërit apo koalicionit tjetër mbesin kështu si janë, është e sigurt që Lista Serbe do të mbështesë Isa Mustafën, sepse ai ka numër më të madh të votave”.