Lista Serbe akuzon KQZ-në për zvogëlim të përfaqësimit në komisionet zgjedhore
Lista Serbe ka lëshuar një reagim, duke akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përpjekje të qëllimshme për të reduktuar numrin e kryetarëve të komisioneve zgjedhore të deleguar nga kjo parti, veçanërisht në Mitrovicë të Veriut dhe Graçanicë. Sipas reagimit, përfaqësuesit e Listës Serbe nuk kanë marrë materialet e plota për mbledhjen, një praktikë që sipas…

Lajme
Lista Serbe ka lëshuar një reagim, duke akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përpjekje të qëllimshme për të reduktuar numrin e kryetarëve të komisioneve zgjedhore të deleguar nga kjo parti, veçanërisht në Mitrovicë të Veriut dhe Graçanicë.
Sipas reagimit, përfaqësuesit e Listës Serbe nuk kanë marrë materialet e plota për mbledhjen, një praktikë që sipas tyre shkel procedurat e parapara nga rregulloret e KQZ-së.
Partia gjithashtu ka bërë thirrje për ndërhyrje nga komuniteti ndërkombëtar, duke e cilësuar këtë sjellje si “paligjshmëri që dëmton popullin serb”.
Reagimi i Listës Serbe:
Sapo mësuam se në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë po tentohet me forcë, duke shkelur ligjin dhe rregullat zgjedhore, të zvogëlohet numri i kryetarëve në komisionet zgjedhore të deleguar nga Lista Serbe, veçanërisht në komunat Mitrovicë e Veriut dhe Graçanicë, për zgjedhjet lokale të ardhshme.
Për ta përkeqësuar situatën, materialet për këtë mbledhje nuk iu dorëzuan anëtarit të KQZ-së nga Lista Serbe në formë të plotë, siç është detyrim, por u tentua të fshihet qëllimi që tani e kemi zbuluar.
Përsëritet situata nga zgjedhjet parlamentare, kur u mor një vendim i paligjshëm dhe na u zvogëlua numri i anëtarëve në pothuajse të gjitha komunat. Edhe atëherë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendosi në favorin tonë, por KQZ-ja injoroi këtë vendim.
I bëjmë thirrje anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të respektojnë ligjet dhe rregullat zgjedhore, dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë t’i reagojnë sa më shpejt dhe t’i japin fund këtij paligjshmërie që dëmton popullin serb dhe partinë tonë.