Lista për Familjen mban sot konferencë për media

Lista për Familjen ka thirrur sot konferencë për media. Për këtë ka njoftuar vetë subjekti politik përmes një komunikate për media, shkruan lajmi.net. Nuk është treguar se cila është arsyeja e mbajtjes së kësaj konference. “Nesër më 13 nëntor në ora 11: 00, Lista “për Familjen” organizon konferencë për media. Konferenca mbahet në selinë e…

Lajme

13/11/2024 09:20

Lista për Familjen ka thirrur sot konferencë për media.

Për këtë ka njoftuar vetë subjekti politik përmes një komunikate për media, shkruan lajmi.net.

Nuk është treguar se cila është arsyeja e mbajtjes së kësaj konference.

“Nesër më 13 nëntor në ora 11: 00, Lista “për Familjen” organizon konferencë për media. Konferenca mbahet në selinë e subjektit, e cila ndodhet në rrugën “Bajram Kelmendi”, përbri barnatores “Kushtrimi Nr.4”, më saktësisht në katin e dytë të objektit ku ndodhet agjencia “Vellusha”. Në konferencë do të prezantojnë: Deputeti – Eman Rrahmani; Avokati – Asdren Bytyqi, dhe; Gazetarja – Jona Bajraj”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/