Lista me drejtorët e rinj në 10 klinikat e QKUK-së
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka publikuar së fundmi listën përfundimtare të rezultateve për kandidatët fitues për pozitat e drejtorëve të disa klinikave të QKUK-së. Sipas Divizionit për rekrutim të SHSKUK-ut, përzgjedhja është bërë në bazë të kritereve vlerësuese të përcaktuara paraprakisht. Më poshtë gjeni listën e drejtorëve të rinj të përzgjedhur:…

Lajme
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka publikuar së fundmi listën përfundimtare të rezultateve për kandidatët fitues për pozitat e drejtorëve të disa klinikave të QKUK-së.
Sipas Divizionit për rekrutim të SHSKUK-ut, përzgjedhja është bërë në bazë të kritereve vlerësuese të përcaktuara paraprakisht.
Më poshtë gjeni listën e drejtorëve të rinj të përzgjedhur:
Drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë: Besnik Elshani – 80.8 pikë
Drejtore e Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Rekonstruktime dhe Estetikë: Violeta Zatriqi – 86.73 pikë
Drejtor i Klinikës së Psikiatrisë: Faton Kutllovci – 83.4 pikë
Drejtore e Klinikës së Pediatrisë: Alije Keka-Sylaj – 81.68 pikë
Drejtor i Shërbimit Klinik të Emergjencës: Naser Syla
Drejtor i Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL): Arsim Elezaj – 81.0 pikë
Drejtore e Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji: Fitore Komoni-Bejta – 81.5 pikë
Drejtore e Klinikës së Sëmundjeve Ngjitëse: Vera Berisha-Ndreja – 81.3 pikë
Drejtor i Klinikës së Biokimisë Mjekësore: Leonard Kurti – 84.63 pikë
Kandidat i papranuar: Driton Sopa – 80.13 pikë
Drejtor i Klinikës së Radiologjisë: Gani Morina – 82.40 pikë
Kandidatë të papranuar:
Jeton Shatri – 81.26 pikë
Bujar Imeri – 80.0 pikë
Drejtor i Klinikës së Neurologjisë: Nuk është pranuar asnjë kandidat
Kandidatë të papranuar:
Edmond Komoni – 68.38 pikë
Rushit Jashari – 66.79 pikë.