Lista e Serbisë me emrat e ish-pjesëtarëve të UÇK-së për t’i ndaluar në RMV, Haradinaj: Kujdes gjatë udhëtimeve
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Serbia në kuadër të luftës speciale kundër vendit tonë, ka riaktualizuar përndjekjen e qytetarëve të Kosovës që kanë qenë pjesë e çlirimit të vendit, kryesisht ish pjesëtarë të UÇK-së. Ai tha se Serbia ka arritur t’i shtrijë tentakulat e saj në disa vende të rajonit si dhe…
Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Serbia në kuadër të luftës speciale kundër vendit tonë, ka riaktualizuar përndjekjen e qytetarëve të Kosovës që kanë qenë pjesë e çlirimit të vendit, kryesisht ish pjesëtarë të UÇK-së.
Ai tha se Serbia ka arritur t’i shtrijë tentakulat e saj në disa vende të rajonit si dhe po i shfrytëzon përparësitë e veta si anëtare e Interpol për ndjekje ligjore në vendet jashtë Kosovës, transmeton lajmi.net.
Haradinaj u bëri thirrje kosovarëve që të kenë kujdes gjatë udhëtimeve.
Ditë më parë është bërë e ditur se Serbia ka dorëzuar një listë të gjatë me emra dhe të dhëna për ish-pjesëtarë të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut në mënyrë që kurdo që kalojnë në këtë kufi ata të arrestohen e ndalohen në kuadër të bashkëpunimit me Interpol.
Postimi i plotë:
Të nderuar bashkëluftëtarë,
Serbia në kuadër të luftës speciale kundër vendit tonë, ka riaktualizuar përndjekjen e qytetarëve të Kosovës që kanë qenë pjesë e çlirimit të vendit, kryesisht ish pjesëtarë të UÇK-së.
Fatkeqësisht, Serbia ka arritur t’i shtrijë tentakulat e saj edhe në disa vende të rajonit si dhe po i shfrytëzon përparësitë e veta si anëtare e Interpol dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, për ndjekje ligjore në vendet jashtë Kosovës. Një model i tillë ishte aplikuar me rastin e ndalimit tim në Francë dhe Slloveni.
Prandaj ju këshilloj që të bëni kujdes gjatë udhëtimeve tuaja./Lajmi.net/