Lista e PDK-së dhe toleranca fetare në Kosovë

Shqiptarët njihen për tolerancë, në mesin e tri feve me të cilat bashkëjetojnë prej shekujsh. Pavarësisht se kohëve të fundit flitet për rritje të ekstremizmit fetarë, lista për deputetë e PDK-së për zgjedhjet e 8 qershorit, e demanton këtë. 

Lajme

17/05/2014 00:10

Partia Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit do të shkojë në koalicion parazgjedhor, në përbërje prej pesë apo gjashtë partive politike. 

E veçanta e këtij koalicioni, është se përmes një liste të përbashkët do të garojnë parti politike, të cilat pretendojnë elektorat të dy feve më të mëdha në Kosovë. 

Bëhet fjalë për Partinë e Drejtësisë, me elektorat kryesisht të fesë islame dhe Partinë Demokristiane, me elektorat të krishterë.