“Lista” e Mujës me personat që duhen arrestuar, Pantina: Ia servoi “në pjatë” propagandën Serbisë

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, më pas e PSD-së, Shqipe Pantina, ka kritikuar ashpër deputetin e partisë në pushtet, Armend Muja, për një “listë” të personave që sipas tij policia duhet t’i arrestojë në veri, e të cilët kanë lidhje me krimin. Me anë të një postimi në Facebook, Pantina ka thënë se ky veprim i Mujës…

Lajme

23/12/2022 19:20

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, më pas e PSD-së, Shqipe Pantina, ka kritikuar ashpër deputetin e partisë në pushtet, Armend Muja, për një “listë” të personave që sipas tij policia duhet t’i arrestojë në veri, e të cilët kanë lidhje me krimin.

Me anë të një postimi në Facebook, Pantina ka thënë se ky veprim i Mujës i bën nderë vetëm Beogradit, shkruan lajmi.net.

Kjo pasi që sipas saj, kjo është “servirje në pjatë” e një argumenti propagandues që po e përdor presidenti serb, Aleksander Vuçiq se kinse Policia e Kosovës ka listë të ish-policëve serbë, të cilët do të përfundojnë në pranga.

Postimi i plotë i Pantinës:

Deputeti Muja ne rolin e policit hetues paska publikuar nje liste te organizatave kriinale qe sipas tij operojne ne veri. Ky ja servon ne pjate edhe nje argument propagandes qe tashme po perdor Presidenti serb kunder instutucioneve te Kosoves. Shembull tipik se si “sillet ujku ne torishte”. Katastrofë. /Lajmi.net/