“Liroma zyrën, kape telefonin e liroma zyrën ose e thërras policinë” – Gjilanasi tregon skandalin e ekzaminerit për patentë shoferë

Lajmi.net ka pranuar një ankesë nga një qytetar i Gjilanit, që sipas tij, i është bërë një padrejtësi nga qendra për patent shoferë në Gjilan. Personi në fjalë, Nexhat Hajrullahu, dyshon se sipas tij ka hasur në parregullsi nga ana e ekzaminerëve dhe për këtë pjesë ai ka bërë edhe kërkesë me shkrim që t’i…

Lajme

02/07/2024 17:40

Lajmi.net ka pranuar një ankesë nga një qytetar i Gjilanit, që sipas tij, i është bërë një padrejtësi nga qendra për patent shoferë në Gjilan.

Personi në fjalë, Nexhat Hajrullahu, dyshon se sipas tij ka hasur në parregullsi nga ana e ekzaminerëve dhe për këtë pjesë ai ka bërë edhe kërkesë me shkrim që t’i rishikohen edhe njëherë pikët mirëpo kjo duket që ka hasur në vesh të shurdhër.

Hajrullahu ka akuzuar për parregullsi dhe keqpërdorim të detyrës edhe Drejtorin e Qendrës për patentë shoferë në Prishtinë, Fejzullah Mustafa, shkruan lajmi.net.

Në një takim mes Mustafës dhe Hajrullahut, me anë të një video incizimi të bërë, vërehet se ky i fundit nuk hasur fare në mirëkuptim, madje, i kërkohet edhe të lirojë zyrën.

“Liroma zyrën, kape telefonin e liroma zyrën ose e thërras policinë”, kështu është shprehur Mustafa./Lajmi.net

Më poshtë video: