Lirohet personi që u arrestua sot para Kuvendit të Kosovës

Është liruar personi i cili u arrestua sot para Kuvendit të Kosovës, për prishje të qetësisë. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë se ndaj të dyshuarit është shqiptuar një gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike. “Personi në fjalë pas intervistimit është liruar.…

Lajme

19/06/2025 16:36

Është liruar personi i cili u arrestua sot para Kuvendit të Kosovës, për prishje të qetësisë.

Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se ndaj të dyshuarit është shqiptuar një gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Personi në fjalë pas intervistimit është liruar. Ndaj tij me Rekomandim të Prokurorit të rastit është shqiptuar një gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/