Lirohet edhe një banesë e uzurpuar në Mitrovicën e Veriut

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikimin të Pronës e ka liruar sot një banesë të uzurpuar në Mitrovicën e Veriut, me asistimin e Policisë së Kosovës. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Aksioni është kryer nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikimin të Pronës…

Lajme

06/08/2025 13:23

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikimin të Pronës e ka liruar sot një banesë të uzurpuar në Mitrovicën e Veriut, me asistimin e Policisë së Kosovës.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Aksioni është kryer nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikimin të Pronës me asistimin e Policisë së Kosovës”, tha Elshani.

Derisa gjatë ditës së djeshme, është liruar edhe një banesë nga ana e Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikimin të Pronës, në një ndërtesë banimi që ndodhet në rrugën “Ivo Llolla Ribar” në Mitrovicën e Veriut. /Lajmi.net/