Lirohen disa hapësira në Leposaviq të cilat ishin në shfrytëzim nga 3 institucione paralele të Serbisë

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka njoftuar se sot janë liruar disa hapësira të Komunës së Leposaviqit, të cilat ishin në shfrytëzim nga 3 institucione paralele dhe ilegale të Serbisë. Hetemi ka thënë se janë të angazhuar që të gjitha asetet tona të jenë në shfrytëzim të institucioneve të Kosovës dhe të ofrojnë…

Lajme

23/04/2025 12:35

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka njoftuar se sot janë liruar disa hapësira të Komunës së Leposaviqit, të cilat ishin në shfrytëzim nga 3 institucione paralele dhe ilegale të Serbisë.

Hetemi ka thënë se janë të angazhuar që të gjitha asetet tona të jenë në shfrytëzim të institucioneve të Kosovës dhe të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët, shkruan lajmi.net.

“Falënderoj Policinë e Kosovës për asistimin dhe për punën e tyre me qëllim të ofrimit të rendit, sigurisë dhe garantimit të respektimit të ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hetemi. /Lajmi.net/