Lirimi nga detyra i prokurorëve serbë, Ambasada britanike: Të integrohet popullsia multietnike e Kosovës në sistemin e drejtësisë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka reaguar në lidhje me vendimin e KPK-së dhe ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiun për lirimin nga detyra të pesë prokurorëve serbë që kanë dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në vitin 2022. Nga kjo ambasadë kanë thënë se Mbretëria e Bashkuar ka mirëpritur Marrëveshjen…

Lajme

23/07/2026 12:05

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka reaguar në lidhje me vendimin e KPK-së dhe ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiun për lirimin nga detyra të pesë prokurorëve serbë që kanë dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në vitin 2022.

Nga kjo ambasadë kanë thënë se Mbretëria e Bashkuar ka mirëpritur Marrëveshjen për Drejtësinë të vitit 2015, që ka integruar strukturat e veriut të Kosovës në kuadër të sistemit juridik të Kosovës dhe sipas tyre ka garantuar njëkohësisht përfaqësim të konsiderueshëm të komunitetit serb të Kosovës.

Dorëheqjet masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ në vitin 2022, Mbretëria e Bashkuar i ka konsiderua si një hap prapa, i cili dëmtoi interesat e qytetarëve të Kosovës.

“Ne mirëpritëm reagimin e vazhdueshëm të institucioneve përkatëse profesionale, të cilat e njohën rëndësinë që të gjitha komunitetet në Kosovë të ruajnë besimin në sistemin e drejtësisë, dhe për këtë arsye jemi të shqetësuar nga zhvillimet e kësaj jave. Ne bëjmë thirrje për integrimin e popullsisë multietnike të Kosovës në sistemin e drejtësisë, në mënyrë që të forcohet besimi i publikut në institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë”, thuhet në reagim.

Vendimi i Haxhiut është kritikuar nga BE dhe ambasadat e shteteve të QUINT-it në Kosovë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: