Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Është hap drejt reflektimit të domosdoshëm nga ana e Gjykatës Speciale

Sot, Gjykata Speciale në Hagë ka marrë vendim për lirimin me kusht të Isni Kilajt. Në lidhje me këtë vendim, kanë reaguar OVL-UÇK të cilët i janë gëzuar këti lajmi. “Ky vendim rikthen një të drejtë të tij që i është mohuar padrejtësisht për një kohë të gjatë, njësoj siç po vazhdon të mohohet edhe…

Lajme

10/12/2025 15:50

Sot, Gjykata Speciale në Hagë ka marrë vendim për lirimin me kusht të Isni Kilajt.

Në lidhje me këtë vendim, kanë reaguar OVL-UÇK të cilët i janë gëzuar këti lajmi.

“Ky vendim rikthen një të drejtë të tij që i është mohuar padrejtësisht për një kohë të gjatë, njësoj siç po vazhdon të mohohet edhe për bashkëluftëtarët e tjerë që mbahen ende në paraburgim. Për ne, ky zhvillim përbën një hap drejt reflektimit të domosdoshëm nga ana e kësaj gjykate, e cila deri më tani ka refuzuar të respektojë të drejta të garantuara me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, kanë thënë nga OVL-UÇK. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: