Liridona e gjakosur dhe me plagë tek pjesa e kokës- Murseli tha se ajo kishte veç kuletën me vete, publikohen pamjet që dëshmojnë të kundërtën
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u zhvilluar seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Në seancë u paraqitën tre të akuzuarit. Për herë të parë në sallë të gjyqit janë publikuar edhe pamjet/ fotografitë e Liridonës në momentin e vrasjes. Aty shihet dhe plaga që ajo mori në pjesën e…
Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u zhvilluar seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Në seancë u paraqitën tre të akuzuarit.
Për herë të parë në sallë të gjyqit janë publikuar edhe pamjet/ fotografitë e Liridonës në momentin e vrasjes.
Aty shihet dhe plaga që ajo mori në pjesën e kokës, saktësisht tek veshi, transmeton lajmi.net.
Përpos kësaj aty u cek se Naim Murseli deklaroi se në natën kritike, Liridona nuk kishte asgjë me vlerë me veti, përpos kuletës gjë që doli të jetë e pavërtetë.
Liridona në fakt me veti pati disa stoli ari, të cilat u publikuan gjithashtu gjatë seancës dhe ato nuk ishin “grabitur” atë natë./Lajmi.net/

