“Liria ka emër” thërret konferencë për shtyp
Platforma “Liria ka emër” ka ftuar konferencë për shtyp. Konferenca është njoftuar të fillojë në orën 13:30. Teksa shkasi i kësaj konference nuk është bërë i ditur, kujtojmë se kjo platformë njihet për organizimet në kërkim të lirimit të ish-krerëve të UÇK-së. Nga ana tjetër, procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe…
Lajme
Platforma “Liria ka emër” ka ftuar konferencë për shtyp.
Konferenca është njoftuar të fillojë në orën 13:30.
Teksa shkasi i kësaj konference nuk është bërë i ditur, kujtojmë se kjo platformë njihet për organizimet në kërkim të lirimit të ish-krerëve të UÇK-së.
Nga ana tjetër, procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është duke shkuar drejt fundit.
Nga 9 deri më 18 shkurt janë paraparë fjalët përfundimtare, pas të cilave gjykata ka tre muaj kohë për të nxjerrë aktvendimin e shkallës së parë, me mundësi për dy muaj shtesë.